KUSH JEMI NE
UBO CONSULTING ofron shërbime të hulumtimit të tregut dhe njëkohësisht është e dedikuar të ofroj shërbime të mirëfillta për klientët e saj. Ne krenohemi me partneritetin afatgjatë që kemi me klientët tanë, gjë që na ndihmon ti kthejmë informacionet në zgjidhje strategjike.
Kompania është themeluar dhjetë vite më parë dhe gëzon rritje të vazhdueshme dhe njohje të ndërsjellët në mes të kolegeve dhe klientëve. Udhëheqësia e kompanisë dhe anëtarët e stafit të lartë për hulumtime, janë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt nëpër të gjitha fazat e projektit duke u nisur nga planifikimi deri te raportet përfundimtare dhe prezantimet, njëkohësisht të mbështetur nga vet ekipi i projektit.
Për të siguruar kontrollin e cilësisë së punës, të gjitha fazat e hulumtimeve kërkimore kryhen nga brenda, duke përfshirë grumbullimin e të dhënave, analizave, analizave statistikore dhe përgatitjen e raporteve. Ne mbështetemi në mundësit tona dhe si rezultat ofrojmë mendim kërkimorë objektiv dhe të paanshëm.
Që nga viti 2001, UBO Consulting ka realizuar qindra anketa në terren duke përfshirë mijëra të intervistuar. Ekspertiza jonë reflektohet nga rrejti i gjerë i bashkëpunimit komunal dhe kombëtar, shumëllojshmëria e gjerë e klientëve që iu shërbejmë si dhe studimet që ne i realizojmë.
UBO Consulting ka më shumë se dhjetë ekspert me orar të plotë, si dhe shumë konsulent të jashtëm në dispozicion për të kryer me sukses shërbimet e saj. UBO Consulting punon me një rrjetë të gjerë të 108 anketuesve të trajnuar, të shpërndarë në të gjithë Kosovën. Ekipi ynë është përgjegjës për menaxhimin e projekteve, bashkëpunimin e ngushtë me klient me qëllim të përmbushjes së nevojave të tyre, hartimin dhe zbatimin e kërkimit, analizimin e të dhënave, të shkruarit e raporteve, dhe prezantimin e gjetjeve.
|