LAJME & NGJARJE
USAID në Kosovë dhe Korpusi i Ushtrisë së Inxhinierëve Amerikan financuan projektin me titull "Matja e Progresit në Vendet në Konflikt", për të cilin një workshop dy ditorë u mbajt në Hotel Victoria, në Prishtinë me 2-3 Dhjetor, 2009.
Ky workshop u organizua nga UBO Consulting dhe kishte për qëllim vlerësimin e progresit drejt stabilitetit në Kosovë duke filluar nga viti 2004 deri 2009.
Pjesëmarrësit në këtij workshop ishin një grup i përzgjedhur i ekspertëve me prejardhje të ndryshme profesionale që participuan me informata nga profesionet e tyre individuale dhe ekspertizat e tyre për te përcaktuar progresin e përgjithshëm në Kosovë brenda 5 viteve të fundit.
Gjatë workshopit u zhvilluan diskutime në pesë sektorë të ndryshëm si: Ekonomi, Qeverisje, Sigurimi i Mjedisit, Sundimi i Ligjit dhe Mirëqenja Sociale.


LAJME & NGJARJE