Punimet e fundit


Matja e Progresit në Vendet në Konflikt
UBO Consulting implementoi projektin “Matja e Progresit në Vendet në Konflikt,” projekt i përbashkët i USAID-it në Kosovë dhe Korpusit të Ushtrisë së Inxhinierëve Amerikan. MPICE kishte për qëllim të ofroj një mjet bazë për vlerësimin e sfidave të stabilizimit dhe gjithashtu një mjet për të matur progresin në Kosovë duke filluar nga periudha e vitit 2004 deri në vitin 2009.

Hulumtimi u përqëndrua në pesë sektorë:
  1. Moderimi Politikë dhe Stabiliteti Demokratik
  2. Siguria në Mjedisë
  3. Sundimi i Ligjit
  4. Qëndrueshmëria Ekonomike
  5. Mirëqenja Sociale

Ky proces mundesoi UBO-n të angazhohej në një projekt i cili kishte përbërje të shumë metodologjive që kurr nuk ishin aplikuar në hulumtimet e mbajtura në Kosovë. Aplikimi i katër metodologjive përmblledhi të dhëna nga katër kategori të ndryshme (Procesin e Përzgjedhjes, Të Dhënat Kualitative, Kuantitative dhe Njohurit e Ekspertëve) të cilat kontribuan dhe ndihmuan në rritjen e besimit në konluzionet e nxjerrura nga i tërë procesi në përgjithësi.