as
 
   
 
 
 
 
HULUMTIM TREGU
•KONSULENCË PËR BIZNESE
METODOLOGJIA
SEKTORËT

 


 

HULUMTIM TREGU

Vlerësim Projekti
Vlerësimi i projektit dhe procesi i vlerësimit të ndikimit përcakton nëse qëllimet dhe objektivat e planifikuara janë arritur. UBO Consulting ofron ekspertizë në paraqitjen e arritjeve dhe identifikon kufizimet kontekstuale dhe faktorët facilitues të një shërbimi, projekti apo programi.

Sondazhe të Opinionit
Sondazhet e opinionit janë një pjesë integrale e debateve politike, gjendjes ekonomike, tendencave sociale dhe më shumë. Ta themi thjeshtë, ne raportojmë atë se çfarë e mendojnë njerëzit, së bashku me atë që ata bëjnë, sepse ajo është e rëndësishme. Ne gjenerojmë të dhëna origjinale të opinionit publik dhe informacione të tjera të rëndësishme, të sakta dhe në kohë.

Hartimi dhe Menaxhimi i Projektit
Elementet e një plan projekti zakonisht përfshijnë fushën, kohën, koston, burimet njerëzore, komunikimin, rrezikun, financimin, prokurimin, dhe planet e menaxhimit. Ne menaxhojmë  dhe sigurojmë cilësinë e projekteve ndërkombëtare dhe vendore përmes sistemit tonë për kontroll të cilësisë.

Monitorimi i Projektit
Gjatë monitorimit, ekipi ynë vazhdimisht mbledh informacione nga të gjitha aspektet e projektit në mënyrë që të analizoj gjendjen aktuale, të identifikojë problemet dhe të gjej zgjidhje, të zbuloj tendenca dhe modele, të mbaj aktivitetet e projektit në orar sipas planit, dhe të bëjë matjen e progresit drejt objektivave të projektit.

Studime Sektorësh
Duke identifikuar aktorët kyç në treg, kërkesën dhe ofertën, treguesit e  ndryshëm ekonomik, ne iu ofrojmë klientëve tanë informacion të detajuara mbi madhësinë e tregut, udhëheqësit e tregut, furnizuesit kryesorë dhe konsumatorët kryesorë, perspektivat e rritjes, politikat dhe rregulloret e qeverisë  në çdo sektor të interesit të tyre.

Studime Fizibiliteti
Studimet tona të fizibilitetit vlerësojnë qëndrueshmërinë e një projekti mbi detajet e implementimit dhe zhvillimit të projektit. Planifikimi ynë buxhetor dhe udhëzimet financiare ndihmojnë klientët tanë të marrin vendime për të cilat pranojnë informata paraprake.

©Copyright – UBO Consulting 2011