
|
Zyra e Hulumtimeve në Departamentin e Shtetit Amerikan: Studimi i opinionit publik me popullatën shqiptare dhe serbe
UBO Counsulting ka realizuar dy hulumtime nëpër të gjitha komunat e Kosovës, një me 1.000 respondentë shqiptarë dhe një me 1.000 serbë. Hulumtimi ka adresuar qëndrimet e qytetarëve shqiptarë dhe serbë që jetojnë në Kosovë ndaj çështjeve sociale, ekonomike dhe politike, si dhe çështjeve ndërkombëtare |

|
GIZ: Trajnim - Vlerësimi i nevojave të nevojave të komunitetit, 2011
GIZ në bashkëpunim me UBO Consulting kanë mbajtur një trajnim tre-ditor në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Graçanicë. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ka qenë njoftimi i të gjithë zyrtarëve të rinisë dhe drejtorëve të Qendrave të Mirëqenies Sociale me mjetet, terminologjinë. metodat e vlerësimit të nevojave të komunitetit, si dhe sistemit të monitorimit në mbështetje të projekteve të tyre apo qëllimeve të projekteve të tyre. |
 |
GIZ: Studimi vlerësimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës: 2010 - 2011
Qëllimi i këtij studimi është hulumtimi i njohurive dhe kënaqësisë së autoriteteve lokale, komunitetit të donatorëve, dhe agjencive qeveritare në Kosovë, me punën dhe arritjet e Asociacionit të Komunave të Kosovës në mbështetjen dhe ndihmën ndaj autoriteteve lokale në Kosovë. Ky studim është pjesë e projektit të GIZ "Modernizimi i Shërbimeve Komunale". |

|
USAID Business Enabling Environment Program (BEEP): Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave, 2011
Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave (IKK) vlerëson mjedisin rregullativ afarsit dhe rangon qeverisjen ekonomike të komunave. Qëllimi kryesor i IKK-së është përmirësimi i produktivitetit dhe performancës së bizneseve private duke bërë identifikimin dhe reduktimin e barrierave rregullative të panevojshme, korrupsionit dhe si dhe njëherit përmirësimin e ambientit ligjor në vend. |
 |
GIZ: Fuqizimi dhe zhvillimi i rinisë në Kosovë, 2010 – 2011
Në kuadër të projektit Fuqizimi dhe zhvillimi i rinisë në Kosovë, UBO Consulting bashkë me SUM Consult nga Gjermani, janë caktuar nga GIZ për të kryer tre studime për të fuqizuar ndikimin e projektin, monitorimin dhe sigurimin e kualitetit: studimi bazë (2010), vlerësimi në mes të projektit (2011) dhe vlerësimi përfundimtar (2012). |

|
UNDP: Studimi i remitencave në Kosovë, 2010 – 2011
UNDP, në bashkëpunim me Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Qendrore të Kosovës, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, ka përsëritur studimin e remitencave në Kosovë. Hulumtimi është realizuar me 8,000 respodentë gjatë Korrikut dhe Gushtit 2011, periudhës kulminante të diasporës. Hulumtimi ka qenë vazhdimësi e studimit të remitencave të 2010-tës që është publikuar në Nëntor 2010. |
 |
UNDP/ USAID: Studimi Mozaiku i Kosovës, 2009
Raporti Mozaiku i Kosovës është publikuar në Tetor 2009 dhe paraqet perceptimet e qytetarëve mbi mirëqenien ekonomike, shërbimet lokale publike, dhe procesin e decentralizimit. UBO Consulting ka realizuar intervistat me 6,400 respodentë. Mozaiku është dizajnuar për t’i kontribuar debatit të vazhdueshëm rolin e qeverive lokale duke i evidentuar prioritetet, problemet në ofrimin e shërbimeve, gatishmërinë e qytetarëve për pjesëmarrje në procese publike. |
|
|
|
|
|
|
|
| ©Copyright – UBO Consulting 2011 |
|